Ish kreu i CIA-s: Trump nuk di çfarë do, nuk rrëzohet regjimi me bomba
Ish-drejtori i CIA-s dhe ish-sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Panetta, shpreh shqetësim për strategjinë e Shteteve të Bashkuara në konfliktin me Iranin. Në një intervistë për gazetën italiane Corriere della Sera, ai thotë se bombardimet nuk mund të sjellin ndryshim regjimi dhe se mungesa e një plani politik e rrit rrezikun e përshkallëzimit. Sipas Panettës, presidenti Donald Trump ka përmendur një fushatë bombardimesh që mund të zgjasë katër deri në pesë javë, me shpresën se kjo do të çojë në rrëzimin e regjimit iranian dhe në krijimin e një qeverie të re në të ardhmen. “Shpresa është që bombardimet të sjellin ndryshim. Problemi është se përvoja e mëparshme tregon se ndryshimi i regjimit dhe ndërtimi i shtetit nuk arrihen në këtë mënyrë. Nuk mund të...
Burimi:
ntv.al