Ish-ambasadorja amerikane: Marrëveshja e Trump me Iranin do të jetë më e dobët se ajo e vitit 2015
Ish-drejtoresha e USAID dhe ish-ambasadorja amerikane në United Nations, Samantha Power, ka kritikuar ashpër qasjen e administratës së Donald Trump ndaj Iranit dhe shpërbërjen e USAID-it, duke paralajmëruar pasoja serioze për Lindjen e Mesme dhe vendet më të varfra të botës. Në një intervistë të dhënë gjatë aktivitetit “Tech Emotion” në Triennale Milano, Power deklaroi se pret që marrëveshja e mundshme mes SHBA-ve dhe Iranit të jetë “dukshëm më e dobët dhe më e brishtë” krahasuar me marrëveshjen bërthamore të vitit 2015. Sipas saj, administrata Trump ka larguar ekspertët më të mirë amerikanë për çështjet iraniane dhe po përpiqet të negociojë pa mbështetje të gjerë ndërkombëtare. “Trump mendon se mund ta bëjë gjithçka i vetëm, por ka më pak ndikim ndaj Teheranit. Nuk besoj se...
Burimi:
javanews.al