Irani sulmon sërish Dubain

Irani sulmon sërish Dubain

Nga sulmet e fundit të Iranit në Dubai ka mbetur i vdekur një person pasditen e së shtunës. Autoritetet e Dubait kanë konfirmuar se mbetjet nga interceptimi i një rakete ranë mbi një automjet Al Barsha, duke vrarë një person. Irani ka kryer edhe ditën e sotme sulme ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe, pavarësisht një deklarate nga presidenti Masoud Pezeshkian, i cili premtoi se nuk do të kishte më goditje ndaj vendeve të Gjirit Persik.