Irani sulmon bazat amerikane në Bahrein
Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, gjatë orëve të vona të mbrëmjes janë dëgjuar shpërthime në Bahrein, në Abu Dhabi dhe në Katar, pavarësisht deklaratave të mëhershme të presidentit iranian Masoud Pezeshkian për një armëpushim ndaj vendeve të Gjirit. CNN raporton se dëshmitarë në Bahrein kanë sinjalizuar një seri detonacionesh të forta, ndërsa nuk është e qartë nëse ato janë shkaktuar nga goditje të drejtpërdrejta apo nga raketa të interceptuara. Agjencia iraniane Fars ka folur për “shpërthime të forta në bazat amerikane në Bahrein”. Ndërkohë, sipas AFP, disa shpërthime janë dëgjuar edhe në Doha. Këshilli për Sigurinë Kombëtare i Emirateve të Bashkuara Arabe ka njoftuar në rrjetin social X se sistemet e mbrojtjes ajrore po reagojnë ndaj një kërcënimi me raketa, duke u bërë thirrje qytetarëve...
Burimi:
syri.net