Irani sulmoi Turqinë, Erdogan: S’mund të rrëzojmë mijëra vite vëllazëri

Irani sulmoi Turqinë, Erdogan: S’mund të rrëzojmë mijëra vite vëllazëri

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka reaguar pas mbledhjes së kabinetit qeveritar duke deklaruar se, pavarësisht paralajmërimeve të Ankarasë, po vazhdojnë të ndërmerren hapa të gabuar dhe provokues që mund të dëmtojnë marrëdhëniet e Turqisë me vendet e rajonit, duke komentuar sulmin e fundit me raketë balistike nga Irani. Erdoğan tha se qeveria turke ka diskutuar gjerësisht krizën me Iranin dhe ndikimin e saj në rajon, duke analizuar edhe skenarët e mundshëm në rast se konflikti përshkallëzohet ose del jashtë kontrollit. Ai theksoi se institucionet shtetërore janë në gatishmëri që nga 28 shkurti dhe se të gjitha strukturat janë mobilizuar për të mbrojtur sigurinë e vendit. “Qëllimi ynë kryesor është ta mbajmë vendin tonë larg këtij zjarri. Siguria e Turqisë dhe qetësia e 86...