Irani raporton sulm ndaj objektit të përpunimit të uraniumit
Irani ka raportuar zyrtarisht një sulm ndaj një objekti përpunimi të uraniumit, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA). Agjencia bërthamore e OKB-së thotë se është informuar nga Irani se u sulmua sot objekti i prodhimit të ‘tortës së verdhë’ Shahid Rezayee Nejad në provincën Yazd (e njohur edhe si Ardakan). “Nuk është raportuar asnjë rritje e niveleve të rrezatimit jashtë vendit”, tha Agjencia Bërthamore e OKB-së. IAEA po shqyrton raportin e dërguar nga Irani. Rafael Grossi, drejtori i IAEA-s, ka përsëritur thirrjen për përmbajtje ushtarake për të shmangur çdo rrezik të një aksidenti bërthamor. Kujtojmë se ‘torta e verdhë’ është forma e ngurtë e oksidit të uraniumit të përzier, që përdoret zakonisht si lëndë e parë në termocentralet bërthamore. Pasi pasurohet shumë, mund të...
Burimi:
vizionplus.tv