Irani pret një pushtim tokësor, SHBA vendos të tjera trupa në Lindjen e Mesme. Rebelët Huthi sulmojnë Izraelin
Rreziku për zgjerimin e luftës me Iranin u rrit pasi Huthët e Jemenit të lidhur me Iranin nisën te shtunën sulmet e tyre të para ndaj Izraelit që nga fillimi i konfliktit, ndërsa forca shtesë amerikane arritën në Lindjen e Mesme. Zyrtarët amerikanë thanë se Pentagoni po përgatitej për javë të tëra operacionesh tokësore në Iran që përfshijnë mësymje nga trupat e Operacioneve Speciale edhe pse mbetet e pasigurt miratimi i planit nga Presidenti Donald Trump për vendosjen e trupave tokësore. Autoritetet iraniane kanë paralajmëruar se Lindja e Mesme do të shndërrohet në një varrezë për ushtarët amerikanë, duke e intensifikuar edhe më tej luftën amerikano-izraelite kundër këtij shteti. Deklaratat nga Irani vijnë një ditë pasi Izraeli kërcënoi se do ta përshkallëzojë dhe do ta...
Burimi:
vizionplus.tv