Irani paralajmëron Evropën: Nëse përfshiheni në luftë, do të jeni objektiv

Irani paralajmëron Evropën: Nëse përfshiheni në luftë, do të jeni objektiv

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Majid Takht-Ravanchi, ka paralajmëruar vendet evropiane që të mos përfshihen në konfliktin kundër Iranit, duke theksuar se çdo shtet që merr pjesë në sulme do të konsiderohet objektiv legjitim për hakmarrje. Në një intervistë për France 24, ai tha se Teherani i ka informuar tashmë vendet evropiane dhe aktorët e tjerë ndërkombëtarë që të tregojnë kujdes dhe të mos përfshihen në atë që e cilësoi si një luftë agresioni kundër Iranit. “Ne i kemi informuar evropianët dhe të gjithë të tjerët se duhet të jenë të kujdesshëm dhe të mos përfshihen në këtë luftë agresioni kundër Iranit”, deklaroi Takht-Ravanchi. Ai paralajmëroi gjithashtu se çdo vend që mbështet ose merr pjesë në sulmet kundër Iranit do të përballet me pasoja. “Nëse...