Irani: Nuk ka negociata me SHBA për sa kohë që vazhdon agresioni ushtarak

Irani: Nuk ka negociata me SHBA për sa kohë që vazhdon agresioni ushtarak

“Ndërsa agresioni ushtarak vazhdon, ka pak hapësirë ​​për të folur për diçka tjetër përveç një përgjigjeje vendimtare”. Kështu u shpreh të hënën zëdhënësi i ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baghaei. Baghaei u pyet gjithashtu në lidhje me sugjerimin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump se kufijtë e Iranit mund të ndryshojnë, shkruan CNN. I pyetur javën e kaluar nëse harta e Iranit do të duket e njëjtë pas kësaj lufte, Trump tha: “Këtë nuk mund t’jua them. Ndoshta jo.” Baghaei tha se presidenti Trump e trajtoi të gjithë botën si një marrëveshje pasurish të paluajtshme. “Presidenti i SHBA-së dhe të tjerë kanë bërë deklarata për shumë pjesë të botës, nga Kanadaja në vende të tjera, sikur i gjithë planeti të ishte pasuri e patundshme kryesore dhe...