Irani në ‘errësirë’ dixhitale: Censura e internetit hyn në javën e pestë
Bllokimi i internetit në Iran ka hyrë në javën e pestë, ndërsa autoritetet vijojnë të zbatojnë masa të rrepta censurimi në shkallë kombëtare. Sipas organizatës monitoruese NetBlocks, ndërprerja ka arritur në 30 ditë, ose rreth 696 orë, duke e lënë vendin me vetëm 1% të lidhjes normale me botën e jashtme. Raportohet se një pjesë e përdoruesve dhe gazetarëve të afërt me pushtetin vazhdojnë të kenë akses të pakufizuar në internet, ndërsa qytetarët e tjerë detyrohen të paguajnë shuma të konsiderueshme për të siguruar lidhje. Disa persona kanë arritur të përdorin internet satelitor, përfshirë shërbime si Starlink, por kjo mbetet një zgjidhje e kushtueshme dhe e rrezikshme. Sipas ligjit iranian, përdorimi apo posedimi i pajisjeve të tilla mund të ndëshkohet me deri në dy vite...
Burimi:
syri.net