Irani mohon sulmin ndaj Azerbajxhanit: Nuk i shënjestrojmë vendet fqinje
Ministria e Jashtme e Azerbajxhanit tha në një deklaratë se incidenti ndodhi rreth orës 12:00 (08:00 GMT) të enjten. “Një dron goditi ndërtesën e terminalit të aeroportit në Republikën Autonome të Nakhçivanit, ndërsa një dron tjetër ra pranë një ndërtese shkolle në fshatin Shakarabad”, thuhet në deklaratë. “Ne i dënojmë fuqishëm këto sulme me dron të lëshuara nga territori i Republikës Islamike të Iranit”. Ministria shtoi se sulmi plagosi dy civilë dhe shkaktoi dëme materiale në aeroport. Ajo kërkoi një “shpjegim të qartë” nga Irani dhe tha se vendi “rezervon të drejtën për të marrë masa të përshtatshme kundërpërgjigjeje”. Për incidentin është thirrur në Ministrinë e Jashtme ambasadori iranian Mojtaba Demirchilou. Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi, më vonë mohoi se vendi i tij...
Burimi:
javanews.al