Irani: Marina iraniane detyroi anijet amerikane të largoheshin nga Gjiri i Omanit

Irani: Marina iraniane detyroi anijet amerikane të largoheshin nga Gjiri i Omanit

Teherani ka njoftuar se marina e Iranit detyroi anijet amerikane që të largoheshin nga Gjiri i Omanit. Lajmin e bëri të ditur agjencia gjysmë-zyrtare iraniane e lajmeve Tasnim, e cila është e lidhur me Gardën Revolucionare të vendit. “Marina iraniane, duke qëlluar raketa paralajmëruese dhe dronë, i detyroi shkatërruesit dhe transportuesit e avionëve amerikanë të largoheshin nga Gjiri i Omanit drejt Oqeanit Indian”, sipas agjencisë gjysmëzyrtare iraniane të lajmeve Tasnim, e cila është e lidhur me Gardën Revolucionare. Televizioni iranian transmetoi pamje që pretendon se përshkruajnë momentin kur u qëlluan të shtënat paralajmëruese. Imazhet tregojnë momentin kur u lëshua droni. Sipas deklaratës së ushtrisë iraniane, të shtënat paralajmëruese u qëlluan “si pjesë e operacioneve të kryera nga Marina e Shteteve të Bashkuara për të luftuar...