Irani lëshon tjetër raketë drejt Turqisë. Ministria e Mbrojtjes: Do reagojmë pa hezitim kundër çdo kërcënimi

Irani lëshon tjetër raketë drejt Turqisë. Ministria e Mbrojtjes: Do reagojmë pa hezitim kundër çdo kërcënimi

NATO ka shkatërruar një tjetër raketë balistike të lëshuar nga Irani në drejtim të Turqisë. Lajmi është bërë me dije nga ministria turke e mbrojtjes, e cila sqaron se raketa iraniane u shkatërrua plotësisht nga asetet e mbrojtjes ajrore dhe raketore të NATO-s, pasi hyri në hapësirën ajrore turke. Në një deklaratë, ministria bëri me dije se mbetjet e lëshuara nga shkatërrimi i raketës ranë në tokë në qytetin jugor të Gaziantepit, por fatmirësisht nuk pati të lënduar ose viktima. “Një municion balistik i nisur nga Irani dhe që hyri në hapësirën ajrore turke u neutralizua nga mjetet e mbrojtjes ajrore dhe raketore të NATO-s të vendosura në Mesdheun Lindor”, deklaroi Ministria e Mbrojtjes Kombëtare në deklaratën e saj për X. Ministria ka paralajmëruar se...