Irani lëshon 10 raketa balistike drejt një baze amerikane në Jordani

Irani lëshon 10 raketa balistike drejt një baze amerikane në Jordani

Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) njoftuan se të enjten kanë lëshuar dhjetë raketa balistike drejt një baze ushtarake amerikane në Jordani. Sipas deklaratës së IRGC-së, objektiv i sulmit ishte baza ushtarake Azraq, në veri të Jordanisë, e njohur edhe si Baza Ajrore Muwaffaq Salti. Sipas autoriteteve iraniane, SHBA-ja ka rritur ndjeshëm praninë ushtarake në këtë bazë gjatë konfliktit me Iranin. Në deklaratën e saj, IRGC paralajmëroi se nëse Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë me ato që i cilëson si “akte agresioni”, edhe baza të tjera amerikane në rajon mund të bëhen objektiv i sulmeve. “Nëse ushtria amerikane përsërit aktet e saj të agresionit, baza të tjera amerikane në rajon nuk do t’i shpëtojnë goditjeve të rënda”, thuhet në deklaratën e Gardës Revolucionare....