Irani kërkon falje: Nuk do të sulmojmë fqinjët, nëse nuk e bëjnë ata

Irani kërkon falje: Nuk do të sulmojmë fqinjët, nëse nuk e bëjnë ata

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, përmes një videomesazhi në televizionin shtetëror, theksoi se vendi i tij nuk ka ndërmend të pushtojë vendet fqinje. “E konsideroj të nevojshme t’u kërkoj falje vendeve fqinje që u sulmuan,” tha ai, duke shtuar se qeveria iraniane bën thirrje për bashkëpunim rajonal për të vendosur paqen dhe qetësinë. Pezeshkian njoftoi gjithashtu një udhëzim të ri për forcat e armatosura: “Që tani e tutje, mos sulmoni vendet fqinje nëse nuk sulmoheni të parat.” Presidenti paralajmëroi se ata që mund të përpiqen të shfrytëzojnë situatën për të sulmuar Iranin “nuk duhet të bëhen kukulla të imperializmit”.