Irani kërcënon vendet fqinje në Gjirin Persik: Po na sulmuat, merr fund prodhimi i naftës

Irani kërcënon vendet fqinje në Gjirin Persik: Po na sulmuat, merr fund prodhimi i naftës

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike i Iranit ka lëshuar një kërcënim të ashpër ndaj vendeve fqinje në Gjirin Persik. Sipas këtij paralajmërimi, nëse territori ose infrastruktura e tyre përdoret për të sulmuar Iranin, atëherë prodhimi i naftës në të gjithë Lindjen e Mesme mund të marrë fund plotësisht. Deklarata e fortë u bë nga komandanti i forcës ajrore-hapësinore të Gardës Revolucionare, gjenerali Majid Mousavi, i cili u citua nga agjencia shtetërore iraniane e lajmeve Fars. Ai tha se fqinjët jugorë duhet ta dinë që “nëse gjeografia dhe instalimet e tyre vihen në shërbim të armiqve për të sulmuar kombit iranian, atëherë duhet të thonë lamtumirë prodhimit të naftës në Lindjen e Mesme.” Ky kërcënim vjen në një periudhë tensionesh shumë të larta në rajon, ku...