Irani kërcënon sërish, NATO neutralizon raketën balistike që ishte nisur drejt Turqisë

Irani kërcënon sërish, NATO neutralizon raketën balistike që ishte nisur drejt Turqisë

Një raketë balistike e lëshuar nga Iran ka hyrë në hapësirën ajrore të Turqisë dhe është neutralizuar nga sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO, bëri të ditur Ministria turke e Mbrojtjes Kombëtare. Sipas deklaratës zyrtare, raketa u zbulua pasi hyri në hapësirën ajrore turke dhe u shkatërrua nga elementët e mbrojtjes ajrore dhe raketore të NATO-s të vendosur në rajonin e Mesdheut Lindor. Autoritetet turke bënë të ditur se disa fragmente të municionit ranë në zona të pabanuara në provincën e Gaziantep. Nga incidenti nuk raportohet për viktima apo të plagosur. Në reagimin e saj, Ministria e Mbrojtjes e Turqisë theksoi se vendi i kushton rëndësi marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe stabilitetit rajonal, por paralajmëroi se do të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme...