Irani jep ‘dritën jeshile’/ Hap Ngushticën e Hormuzit, lejon kalimin e 20 anijeve pakistaneze

Irani jep ‘dritën jeshile’/ Hap Ngushticën e Hormuzit, lejon kalimin e 20 anijeve pakistaneze

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Pakistanit, Ishaq Dar, njoftoi se Irani ka rënë dakord të lejojë 20 anije të tjera nën flamurin pakistanez të kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme të furnizimit global me energji. Në një postim në rrjetin X, Dar e cilësoi këtë zhvillim si një “lajm të shkëlqyer”, duke sqaruar se dy anije do të lejohen të kalojnë çdo ditë përmes ngushticës. Ai e përshkroi vendimin e Teheranit si një gjest pozitiv që mund të kontribuojë në uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme. Ky zhvillim vjen në një moment kur Pakistani ka intensifikuar përpjekjet diplomatike që nga nisja e konfliktit mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit, me synimin për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës....