Irani heq kufizimin për raketat, Evropa në rrezik, IDF: Teherani mund të godasë edhe Romën, Parisin a Berlinin
Sirenat antiajrore janë aktivizuar në ishullin Diego Garcia, por efekti i tyre ndihet në të gjithë botën perëndimore. Duke goditur bazën e rëndësishme anglo-amerikane në Oqeanin Indian – edhe pse sulmi dështoi – Teherani tregoi se mund të kërcënojë objektiva deri në 4,000 kilometra larg territorit të tij. Një rreze veprimi që prek pjesën më të madhe të Europës, përfshirë edhe Italinë, siç thekson kreu i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave Izraelite të Mbrojtjes, Eyal Zamir. “Berlin, Paris dhe Roma janë të gjitha brenda distancës së sulmit të drejtpërdrejtë” thotë ai. Sulmi dërgon mesazhin se kontinenti i vjetër nuk është imun ndaj luftës, nëse vendet e tij mbështesin ofensivën. Sipas Agjencisë Atomike Iraniane, Natanz është “goditur” nga “sulme kriminale të ndërmarra nga SHBA dhe Izraeli”,...
Burimi:
syri.net