Irani hap Ngushticën e Hormuzit, lejohet kalimi për të gjitha anijet!
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, deklaroi se Ngushtica e Hormuzit është hapur plotësisht për të gjitha anijet tregtare për pjesën e mbetur të armëpushimit. Ai theksoi se ky vendim është në përputhje të plotë me armëpushimin e shpallur midis Izraelit dhe Libanit. “Në përputhje me armëpushimin në Liban, kalimi për të gjitha anijet tregtare përmes Ngushticës së Hormuzit shpallet plotësisht i hapur për periudhën e mbetur të armëpushimit, në rrugën e koordinuar siç është njoftuar tashmë nga Portet dhe Organizata Detare e Republikës Islamike të Iranit”, shkroi Araghchi në platformën X.Ky njoftim vjen pasi Ngushtica e Hormuzit kishte mbetur e mbyllur për disa ditë gjatë tensionit të fundit rajonal.Armëpushimi 10-ditor midis Izraelit dhe Libanit, do të ndikojë drejtpërdrejt në vendimin e Iranit për të...
Burimi:
javanews.al