Irani hakon komunikimet e drejtorit të FBI-së
Bota E Premte, 27 Mars 2026 17:20 Hakerë të lidhur me Iranin kanë pohuar publikisht se kanë hyrë në kutinë personale të drejtorit të FBI-së, Kash Patel, duke publikuar fotografi të drejtorit dhe dokumente të tjera në internet. Në faqen e tyre të internetit, grupi i hakerëve Handala Hack Team u shpreh se Patel “tani do ta gjejë emrin e tij midis listës së viktimave të hakuara me sukses”. Një zyrtar i Departamentit të Drejtësisë konfirmoi se emaili i Patel ishte hakuar dhe tha se materiali i publikuar në internet dukej autentik, raporton Reuters. Handala, e cila e quan veten një grup hakerash vigjilantë pro-palestinezë, konsiderohet nga studiuesit perëndimorë si një nga disa personazhe të përdorura nga njësitë e inteligjencës kibernetike të qeverisë iraniane.
Burimi:
kohajone.com