“Irani gënjen”/ Lufta në Lindjen e Mesme, Trump: Kanë frikë t’i pranojnë bisedimet, druhen se i vret populli i tyre

“Irani gënjen”/ Lufta në Lindjen e Mesme, Trump: Kanë frikë t’i pranojnë bisedimet, druhen se i vret populli i tyre

Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt pohoi se Presidenti Trump ka qenë i angazhuar gjatë tre ditëve të fundit në “biseda produktive” me Iranin, pavarësisht se Republika Islamike në mënyrë të përsëritur e ka mohuar të ketë pasur negociata mes palëve. “Regjimi iranian po kërkon një rrugëdalje. Bisedimet mes Uashingtonit dhe Teheranit po vazhdojnë. Presidenti Trump do të hapë portat e ferrit për ta, nëse nuk arrihet një marrëveshje paqeje”. Mesazhi i saj ishte në kontrast të thellë me tonin e Ministrit të Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, i cili u shpreh se Teherani “nuk ka ndërmend të negociojë për momentin. “Janë përçuar mesazhe përmes vendeve mike. Por shkëmbime të tilla nuk përbëjnë as dialog, as negociata, dhe as diçka të ngjashme”. Donald...