“Irani do të kërkojë lëshime të rëndësishme nga SHBA-të nëse ulen në negociata”
Pozicioni negociues i Iranit është ‘ngurtësuar’ ndjeshëm që nga fillimi i luftës, pasi Garda Revolucionare ushtron ndikim gjithnjë e më të madh mbi vendimmarrjen. Sipas mediave të huaja, Garda Revolucionare e Iranit do të kërkojë lëshime të konsiderueshme nga Shtetet e Bashkuara nëse përpjekjet e ndërmjetësimit çojnë në negociata serioze, thanë për Reuters tre burime të larta në Teheran. Në çdo bisedë me Shtetet e Bashkuara, Irani jo vetëm që do të kërkonte fundin e luftës, por edhe lëshime që ka të ngjarë të përfaqësojnë vija të kuqe për Presidentin e SHBA-së Donald Trump si: ‘garanci kundër veprimeve të ardhshme ushtarake, kompensim për humbjet gjatë luftës dhe kontroll formal të Ngushticës së Hormuzit, thanë burimet’. Irani gjithashtu do të refuzonte të negocionte çdo kufizim në programin...
Burimi:
opinion.al