Irani: Do të godasim centralet e energjisë. Mbrojtja ajrore e Izraelit kap raketat e lëshuara nga Teherani

Irani: Do të godasim centralet e energjisë. Mbrojtja ajrore e Izraelit kap raketat e lëshuara nga Teherani

Tensionet në Lindjen e Mesme janë rritur ndjeshëm pas paralajmërimeve të forta ndaj Iranit nga Donald Trump i cili la një afat 48-orësh për japjen e Ngushticës së Hormuzit. Në rast bllokimi apo kërcënimi të trafikut detar do të ndërmerren sulme të drejtpërdrejta ndaj infrastrukturës energjetike iraniane, përfshirë termocentralet dhe rrjetin energjetik kombëtar ishte paralajmërimi i kreut të Shtëpisë së Bardhë. Në përgjigje, Irani ka deklaruar se mund të godasë centralet energjetike izraelite si dhe instalimet që furnizojnë bazat amerikane në Gjirin Persik. Për situatën ka reaguar drejtori ekzekutiv i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë duke thënë se kriza është shumë e rëndë dhe se ekonomia globale po përballet me një kërcënim shumë të madh. “Dhe jo vetëm nafta dhe gazi, por edhe disa nga arteriet...