Irani dhe Operacioni Samsoni, gati për të shkatërruar ekonominë e shteteve të Gjirit
Mbi një mijë dronë e 200 raketa ka përdorur Irani për t’i çuar Emiratet e Bashkuara Arabe në një gjendje stresi ekstrem. Presion po ushtrohet edhe mbi Bahreinin, Dohën e Riadin. Emirët kanë derdhur miliarda për Donald Trump, por nën bombardime, projektet e tyre gjigante për inteligjencën artificiale po lëkunden. Khalaf Ahmad Al-Habtoor, një milioner në Emiratet e Bashkuara, publikoi një letër ku i drejtonte disa pyetje por edhe vërejtje presidentit amerikane: “A i llogarite dëmet kolaterale para se të hapje zjarr? A i ke vendosur me veprimet e tua vendet e Gjirit në qendër të një rreziku të cilin ata e zgjidhën vetë?”. Sipas vlerësimeve të fundit, Emiratet e Bashkuara Arabe, edhe pse ia refuzuan SHBA-së përdorimin e bazave të tyre për të sulmuar...
Burimi:
top-channel.tv