Irani del me 5 kushte për t’i dhënë fund luftës, Ngushtica e Hormuzit në fokus
foto ilustruese IRAN- Irani ka paraqitur pesë kushte themelore për përfundimin e luftës, pasi hodhi poshtë një plan armëpushimi të mbështetur nga administrata Trump. Udhëheqësit në Teheran po kërkojnë sovranitet mbi Ngushticën e Hormuzit dhe një fund të plotë të "agresionit" nga SHBA-të dhe Izraeli, ndër të tjera kërkesa. “Irani do ta përfundojë luftën në një kohë që e zgjedh vetë dhe vetëm nëse përmbushen kushtet që ka vendosur. Nuk do ta lejojë Trumpin të përcaktojë kohën e përfundimit të luftës”, sipas një deklarate nga Konsullata e Përgjithshme e Iranit në Mumbai të postuar në platformën sociale X. Pesë kushtet e vendosura janë: -përfundimin e akteve të “agresionit”, -sigurimin që lufta të mos përsëritet, -pagesën e dëmeve dhe dëmshpërblimeve të luftës, -përfundimin e luftës në të gjitha frontet që përfshinin...
Burimi:
zeri.ai