Irani: Çdo ushtri do të sulmohet, nëse përpiqet të hyjë në Ngushticën e Hormuzit

Irani: Çdo ushtri do të sulmohet, nëse përpiqet të hyjë në Ngushticën e Hormuzit

Irani ka ripërtërirë paralajmërimin e tij pasi Donald Trump njoftoi se SHBA-të do të fillojnë të lirojnë anijet në Ngushticën e Hormuzit. Një zyrtar i lartë ushtarak ka thënë se “çdo forcë ushtarake e huaj, veçanërisht ushtria pushtuese amerikane” do të sulmohet nëse përpiqet të afrohet ose të hyjë në rrugën ujore kyçe, shkruajnë mediat e huaja. Gjeneral Major Ali Abdollahi, komandanti i Shtabit Qendror Khatam al-Anbiya të Iranit, tha se Teherani do ta mbrojë sigurinë e ngushticës “me forcë të plotë”. “Ne e ruajmë dhe e menaxhojmë fuqishëm sigurinë e Ngushticës së Hormuzit me forcë të plotë dhe njoftojmë të gjitha anijet tregtare dhe tankerët e naftës të përmbahen nga çdo tranzit pa koordinim me forcat e armatosura të stacionuara në Ngushticën e Hormuzit...