Burimi:
syri.net
Foto © syri.net
Iran/ Shkon në 36 numri i të vrarëve, arrestohen më shumë se 2 mijë persona
Të paktën 36 persona janë vrarë gjatë 10 ditëve të fundit të protestave të përhapura në të gjithë Iranin, sipas Agjencisë së Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut (HRANA), me seli jashtë vendit. Sipas këtij raporti, 34 nga viktimat ishin protestues, ndërsa dy të tjerë ishin të lidhur me forcat e sigurisë. Autoritetet iraniane nuk kanë publikuar një bilanc zyrtar të viktimave, por kanë konfirmuar vdekjen e tre anëtarëve të forcave të sigurisë. Ndërkohë, BBC Persian ka arritur të verifikojë deri tani identitetin e 20 personave të vrarë. HRANA raporton gjithashtu se më shumë se 60 protestues janë plagosur dhe 2,076 persona janë arrestuar gjatë protestave, të cilat janë përhapur në 27 nga 31 provincat e vendit. Demonstratat nisën më 28 dhjetor, fillimisht...