“Investimet në mbrojtje duhet të mbeten në Itali”, Meloni: Për Trump nuk kam asnjë pendesë!
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka riafirmuar angazhimin e Italisë për të përmbushur detyrimet ndaj NATO-s, duke theksuar se rritja e investimeve në mbrojtje do të bëhet në mënyrë të qëndrueshme dhe gjithmonë në funksion të interesit kombëtar. Në përfundim të samitit të NATO-s në Ankara, Meloni foli për prioritetet e qeverisë së saj, marrëdhëniet me presidentin amerikan Donald Trump, situatën shqetësuese në Iran, mbështetjen për Ukrainën dhe kritikat e opozitës italiane. “Ne duam të respektojmë angazhimet tona për shpenzimet në mbrojtje. Po e bëjmë këtë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë, por në mënyrë të qëndrueshme, duke përcaktuar vetë kohën, mënyrat dhe prioritetet sipas kontekstit”, tha ajo. “Investimet që bëjmë duhet të mbeten në Itali, në fabrikat tona, në qendrat tona të kërkimit dhe në...
Burimi:
vizionplus.tv