Inteligjenca estoneze: Rusia nuk po planifikon aktualisht sulm ndaj NATO-s

Inteligjenca estoneze: Rusia nuk po planifikon aktualisht sulm ndaj NATO-s

Shefi i inteligjencës së jashtme të Estonisë, Kaupo Rosin tha se aktualisht nuk ka asnjë tregues se Rusia synon të sulmojë ndonjë nga vendet baltike ose NATO-n “në shkallë më të gjerë” Në një intervistë për transmetuesin publik të Estonisë ERR, drejtori i përgjithshëm i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme estoneze, Rosin tha se “Ajo që po shohim ende sot është se Rusia aktualisht nuk ka ndërmend të sulmojë asnjë nga shtetet baltike ose NATO-n në shkallë më të gjerë”. Ai tha se detyra e Estonisë ishte të siguronte që situata “të mbetej e tillë”, duke vënë në dukje se Rusia e ka përshtatur sjelljen e saj pas përgjigjeve perëndimore dhe të NATO-s ndaj incidenteve të fundit në rajon. “Deri më tani është ende e...