Injorohet paralajmërimi amerikan, Serbia falenderon Rusinë dhe Putinin për Kosovën

Injorohet paralajmërimi amerikan, Serbia falenderon Rusinë dhe Putinin për Kosovën

Serbia injoron paralajmërimin e fortë amerikan dhe hidhet menjëherë në krahët e Rusisë. Në Beograd, pas përcjelljes së ambasadorit të SHBA në NATO, u zhvillua seanca e Komitetit Ndërqeveritar Serbo-Rus. Ministri përgjegjës për bashkëpunimin ekonomik ndërkombëtar, Nenad Popoviç, falenderoi Rusinë dhe veçanërisht presidentin Vladimir Putin, që mbështet aspiratat serbe për Kosovën në aspektin territorial. “Bisedimet e fundit midis Presidentit të Republikës së Serbisë, z. Vuçiç, dhe Presidentit të Federatës Ruse, z. Putin, konfirmojnë më tej vazhdimësinë dhe forcën e marrëdhënieve tona dypalëshe. Marrëdhënia personale dhe besimi në nivelin më të lartë i japin një shtysë zhvillimit të bashkëpunimit në të gjitha fushat”, tha Popoviç. “Ne do të jemi gjithmonë bashkë me vëllezërit tanë nga Rusia , theksoi më tej ai. Në Beograd për këtë event...