Incident i rëndë në Greqi/ Rrëzohet shkalla lëvizëze për avionët, dëmtohen gazetarët dhe fotografët
Një incident i rëndë ndodhi në Aeroportin e Araxos gjatë uljes së parë të një avioni TUI Boeing 737-8, të quajtur “Patra”, kur një shkallë lëvizëze u shemb në momentin mbi të cilën gazetarët dhe fotoreporterët ishin ngjitur për të mbuluar ngjarjen. Sipas informacioneve nga tempo24.neës, tre persona u plagosën nga rënia në tokë. Një gazetar nga Athina, një kameraman dhe një fotoreporter nga Patra, të cilët pësuan lëndime në gjymtyrë dhe u transportuan me ambulancë në spital. Përfaqësuesit e tjerë të medias që ishin të pranishëm pësuan lëndime të lehta dhe nuk u konsiderua e nevojshme transportimi i tyre në spital. Incidenti dyshohet se filloi kur gjatë procesit të mbulimit të ngjarjes, zyrtarët e kompanisë u sugjeruan gazetarëve dhe fotoreporterëve të ngjiteshin pak më...
Burimi:
top-channel.tv