Incident gjatë finales së NBA, Trump fishkëllehet nga tifozët: Ishin brohoritje

Incident gjatë finales së NBA, Trump fishkëllehet nga tifozët: Ishin brohoritje

Presidenti amerikan Donald Trump u përball me fishkëllima të forta nga një pjesë e tifozëve në Madison Square Garden, pasi u shfaq në ekranet gjigante të arenës gjatë ceremonisë së himnit kombëtar amerikan para ndeshjes së finales së tretë të NBA. Reagimi erdhi në momentin kur Trump u transmetua në ekran duke bërë një përshëndetje ushtarake, ndërsa zhurma e fishkëllimave u dëgjua qartë në të gjithë arenën. Më pas, publiku reagoi më pozitivisht kur në ekran u shfaq flamuri amerikan dhe lojtarët e New York Knicks. Trump, i cili ndoqi ndeshjen nga lozha e pronarit të Knicks, James Dolan, minimizoi incidentin pas përfundimit të takimit. “Besoj se ishin kryesisht brohoritje. Atmosfera ishte shumë e zhurmshme dhe entuziaste,” deklaroi ai para gazetarëve. Prania e presidentit në arenë...