Ilaçe me çmime të ulëta, Trump hap faqe zyrtare të qeverisë: Përfitim për 40 barna me recetë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka hapur një faqe të re zyrtare të qeverisë me synim uljen e kostove të barnave me recetë për qytetarët amerikanë. Platforma, e quajtur TrumpRx.gov, u prezantua nga Shtëpia e Bardhë si pjesë e përpjekjeve të administratës për të frenuar çmimet e larta të ilaçeve në tregun amerikan. Faqja liston mbi 40 ilace nga pesë kompani të mëdha farmaceutike – të cilat kanë arritur marrëveshje çmimesh me administratën Trump. Sipas presidentit, reduktimi i cmimeve aty do të jetë i ndjeshëm. “Do të kurseni një pasuri,” u shpreh Trump, duke e cilësuar iniciativën si “një hap shumë pozitiv për kujdesin shëndetësor në përgjithësi”. Presidenti përmendi politikën e tij “Most Favored Nation” si arsye kryesore që u bënë të mundshme...
Burimi:
top-channel.tv