I “zhdukën” udhëheqjen, kush janë liderët iranianë të vrarë nga sulmet e SHBA-Izrael
Lideri Suprem i Iranit, Ali Khamenei, nuk vdiq vetëm: Në fakt, sulmet e SHBA-së dhe Izraelit i kanë kushtuar jetën edhe një sërë figurave të tjera të larta të regjimit të Ajatollahëve. Vrasjen e disa prej figurave kyçe të lidershipit vendas e konfirmoi edhe agjencia e lajmeve IRNA, duke nisur nga Ali Shamkhani, sekretar i Këshillit të Mbrojtjes së Iranit dhe këshilltar i ngushtë i Khameneit. 70-vjeçari kishte mbikëqyrur negociatat midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit mbi programin bërthamor iranian, raundi i fundit i të cilave përfundoi të premten. Shamkhani kishte qenë shënjestër e sulmeve izraelite në qershor të vitit 2025, gjatë luftës 12-ditore midis Iranit dhe Izraelit. Asokohe u raportua se ai kishte vdekur gjatë sulmit, por më vonë u konfirmua se në fakt...
Burimi:
top-channel.tv