I shiti KGB-së emrat e agjentëve të CIA-s, vdes në burg ish-spiuni amerikan që mori 2.5 milionë dollarë nga rusët

I shiti KGB-së emrat e agjentëve të CIA-s, vdes në burg ish-spiuni amerikan që mori 2.5 milionë dollarë nga rusët

Aldrich Ames, një oficer i CIA-s që u bë një nga agjentët e dyfishtë më të dëmshëm në historinë e Shteteve të Bashkuara, ka vdekur në moshën 84-vjeçare. Ish-oficeri i kundërzbulimit, i cili po vuante një dënim të përjetshëm pa mundësi lirimi me kusht, vdiq të hënën në Institucionin Federal Korrektues në Cumberland, Maryland, raportoi CBS News, partneri mediatik i BBC-së në SHBA. Ames u burgos më 28 prill 1994 pasi pranoi se kishte shitur informacione sekrete Bashkimit Sovjetik dhe më vonë Rusisë. Ai komprometoi më shumë se 100 operacione klandestine dhe zbuloi identitetet e mbi 30 agjentëve që spiunonin për Perëndimin — çka çoi në vdekjen e të paktën 10 burimeve të inteligjencës së CIA-s. Duke kërkuar para për të shlyer borxhet, Ames tha...