“I përpiu zjarri”, çfarë e shkaktoi tragjedinë e Zvicrës?

“I përpiu zjarri”, çfarë e shkaktoi tragjedinë e Zvicrës?

Shkaku i zjarrit në tragjedinë e festës së Vitit të Ri në Crans-Montana të Zvicrës mbetet i papërcaktuar. Megjithatë, po qarkullon një teori se pse kaq shumë njerëz vdiqën dhe nuk mundën të shpëtonin. Qeveria kantonale e Valais, në një deklaratë, iu referua një “shpërthimi” në bar, një lloj stuhie zjarri, por nuk citoi një burim për këtë teori. “Në natën e Vitit të Ri, nga 31 dhjetori deri më 1 janar 2026, një zjarr në barin ‘Le Constellation’ në Crans-Montana shkaktoi një shkreptimë, duke rezultuar në një ose më shumë shpërthime dhe vdekje e lëndime të shumta”, deklaroi Këshilli i Shtetit (qeveria kantonale). Prokurorja hetuese, Beatrice Pilloud, më vonë deklaroi vetëm se e gjithë dhoma u përfshi nga flakët, duke çuar në një shpërthim....