I pari papë në 488 vite që zgjedh Monakon, Leoni XIV viziton Monte Karlon si destinacionin e parë në Europën Perëndimore
Papa Leoni XIV dënoi thellimin e hendekut mes të pasurve dhe të varfërve gjatë vizitës së tij në Monako, një vend i njohur për milionerët që banojnë aty, që u zgjodh si destinacion surprizë për udhëtimin e parë në Europën Perëndimore të papatit të tij. I mbërritur me helikopter nga Roma, Papa u prit nga Princi Albert II dhe bashkëshortja e tij, Princesha Charlene. Menjëherë pas mbërritjes, Papa kritikoi atë që e quajti “thellim i hendekut mes të varfërve dhe të pasurve”. Në një fjalim në frëngjisht nga ballkoni i Pallatit të Princit, Papa amerikan denoncoi “struktura të padrejta pushteti dhe mëkate që krijojnë ndarje mes të varfërve dhe të pasurve, mes të privilegjuarve dhe të përjashtuarve, mes miqve dhe armiqve”. “Mbretëria e Zotit, së...
Burimi:
top-channel.tv