I ftohti ekstrem godet SHBA-në, 24 mijë familje pa energji elektrike, 12 shtete shpallin gjendjen e jashtëzakonshme
Me temperaturat në Nju Jork që arrijnë -23 gradë Celsius dhe në Rrafshnaltat Veriore që bien deri në -46°C, moti ekstrem dimëror po godet Shtetet e Bashkuara, duke vënë rreth 40 shtete në gatishmëri. Sipas parashikimeve, fenomeni pritet të prekë deri në 150 milionë njerëz deri të dielën. Reshje të dendura dëbore po regjistrohen tashmë në Teksasin veriperëndimor dhe Oklahomën, ku rreth 24,000 familje mbetën pa energji elektrike për shkak të kushteve të pafavorshme të motit. Në Çikago, temperatura ra në -27 gradë Celsius, duke rritur shqetësimet për sigurinë e banorëve. Të paktën 12 shtete kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme nga guvernatorët e tyre, duke përfshirë Arkansasin, Xhorxhian, Teksasin, Karolinën e Veriut dhe Karolinën e Jugut. Garda Kombëtare është vënë gjithashtu në gatishmëri në disa...
Burimi:
top-channel.tv