I ftohti ekstrem godet disa shtete në SHBA

I ftohti ekstrem godet disa shtete në SHBA

Një valë e egër i ftohti ka përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke shënuar një nga episodet më ekstreme të dimrit në dekadat e fundit Temperaturat kanë rënë në nivele alarmante, ndërsa autoritetet flasin për një stuhi “historike” që pritet të prekë deri në 220 milionë banorë në mbarë vendin. Në Nju Jork, termometri ka zbritur në -23 gradë Celsius, ndërsa në Rrafshnaltat Veriore temperaturat kanë arritur nivele rekord prej -46°C, duke e kthyer motin në një kërcënim serioz për jetën dhe infrastrukturën. Rreth 40 shtete janë vënë në gjendje gatishmërie, ndërsa 12 prej tyre kanë shpallur zyrtarisht gjendjen e jashtëzakonshme. Situata paraqitet veçanërisht problematike në Teksasin veriperëndimor dhe në Oklahoma, ku reshjet e dendura të dëborës dhe akullit kanë shkaktuar ndërprerje masive të...