I duhen vetëm 5 helikopterë dhe gjysmë ore punë, Politico: Katër hapat se si mund ta marrë Donald Trump Groenlandën
Donald Trump dëshiron që SHBA-ja ta zotërojë Groenlandën. Problemi është se Groenlanda tashmë i përket Danimarkës dhe shumica e grenlandezëve nuk duan të bëhen pjesë e SHBA-së. Ndërsa një hyrje e befasishme në kryeqytetin e Grenlandës, Nuuk, dhe marrja e kontrollit në stilin e Venezuelës duket fantazmagorike — edhe pse sulmi ushtarak ndaj Karakasit duket se u ka dhënë të gjitha palëve një tronditje mbi atë se çfarë është e aftë të bëjë SHBA-ja, ekziston një rrugë e qartë. Dhe Trump duket se tashmë ka ecur disi në këtë drejtim. Në mënyrë shqetësuese për evropianët, strategjia i ngjan shumë manualit ekspansionist të Vladimir Putinit. POLITICO foli me nëntë zyrtarë të BE-së, burime nga NATO, ekspertë të mbrojtjes dhe diplomatë për të analizuar se si mund...
Burimi:
top-channel.tv