I doli emri në e-mailet ku i thoshte Epstein se “Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”, KiE i heq imunitetin ish-sekretarit të përgjithshëm, Thorbjørn Jagland

I doli emri në e-mailet ku i thoshte Epstein se “Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”, KiE i heq imunitetin ish-sekretarit të përgjithshëm, Thorbjørn Jagland

Këshilli i Evropës, organi kryesor mbikëqyrës i të drejtave të njeriut në kontinent, tha sot se ka rënë dakord të heqë imunitetin diplomatik të ish-sekretarit të përgjithshëm norvegjez Thorbjørn Jagland, duke i lejuar policisë të hetojë lidhjet e tij me Jeffrey Epstein. Policia anti-korruspion e Norvegjisë ka hapur një hetim ndaj Thorbjørn Jagland, ish-kryeministër dhe ministër i jashtëm dhe ish-kryetar i komitetit të Çmimit Nobel për Paqen, me dyshimin për korrupsion. Vendimi për të hetuar Jagland, Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës nga viti 2009 deri në vitin 2019, u bazua në informacionin e zbuluar nga dosjet e publikuara në lidhje me Epstein, pedofilin i cili vdiq ndërsa ishte në burg në vitin 2019. Avokati i Jagland, Anders Brosveet, tha se vendimi për heqjen...