I doli emri në dokumentet e dosjes Epstein, ish-sekretari i Thesarit të SHBA-së jep dorëheqjen si profesor në Universitetin e Harvardit
Ish-Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Larry Summers, do të japë dorëheqjen nga pozicioni i tij si profesor në Universitetin e Harvardit në fund të vitit akademik, raportoi sot New York Times, pasi e gjeti veten në qendër të polemikave kur u zbuluan lidhjet e tij me autorin e dënuar të krimeve seksuale, Jeffrey Epstein. Zëdhënësi i universitetit, Jason Newton, konfirmoi se “si pjesë e shqyrtimit të vazhdueshëm të dokumenteve të publikuara së fundmi nga qeveria” mbi rastin Epstein, presidenti i Harvardit pranoi dorëheqjen e profesorit. Summers, i cili shërbeu si sekretar i Thesarit nën Presidentin Bill Clinton dhe më pas si president i Harvardit në fillim të viteve 2000, njoftoi në nëntor se do të tërhiqej nga jeta publike, por do ta mbajë pozicionin e...
Burimi:
top-channel.tv