I dërguari i ri i Trump: Do shërbej për ta bërë Groenlandën pjesë të SHBA-së

I dërguari i ri i Trump: Do shërbej për ta bërë Groenlandën pjesë të SHBA-së

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka shkaktuar një debat të ri me Danimarkën pas emërimit të një të dërguari të posaçëm në Groenlandë, ishullin e madh arktik që ai ka thënë se do të donte ta aneksonte. Sipas mediave të huaja, Trump njoftoi të dielën se Jeff Landry, guvernatori republikan i Luizianës, do të bëhet i dërguari special i SHBA-së në Groenlandë, një pjesë gjysmë-autonome e Mbretërisë së Danimarkës. Guvernatori Landry tha në një postim në rrjetin social ‘X’ se ishte një nder të shërbente në një “pozicion vullnetar për ta bërë Groenlandën pjesë të SHBA-së”. Ky veprim ka zemëruar Kopenhagenin, i cili tha se do të thërrasë ambasadorin e SHBA-së për “një shpjegim”. Kryeministri i Groenlandës tha se ishulli duhet të “vendosë vetë për...