I dërguari i posaçëm i Trump: Hashim Thaçi do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës!

I dërguari i posaçëm i Trump: Hashim Thaçi do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës!

I dërguari i presidentit amerikan për misione të posaçme, Richard Grenell, ka sugjeruar rikthimin në politikë të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, duke thënë se ai mund të marrë edhe postin e kryeministrit në të ardhmen, në një kohë kur vendi po përballet me mundësinë e zgjedhjeve të reja pas dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit. Thaçi aktualisht ndodhet në paraburgim në Hagë, ku po përballet me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Dhomat e Specializuara të Kosovës, akuza ndaj të cilave është deklaruar i pafajshëm. Në një postim në rrjetin social X, Grenell shkroi: “Lajm i shkëlqyer. Zoti po na përgatit të gjithëve për rikthimin e Hashim Thaçit! Thaçi për kryeministër”. Deklarata e tij vjen në një kohë...