I cilësuar si ferri mbi tokë, PAMJET nga burgu ku po mbahet presidenti i Venezuelës

I cilësuar si ferri mbi tokë, PAMJET nga burgu ku po mbahet presidenti i Venezuelës

Nicolas Maduro SHBA-Burgu i Bruklinit ku mbahet presidenti venezuelian Nicolas Maduro është një institucion i trazuar, ku disa gjyqtarë kanë refuzuar të dërgojnë njerëz atje, edhe pse aty janë mbajtur të burgosur të famshëm si yjet e muzikës R Kelly dhe Sean “Diddy” Combs. Burgu është kritikuar gjerësisht gjatë viteve për kushtet e këqija, duke u përshkruar si "çnjerëzore" dhe "ferr në tokë". E hapur në fillim të viteve 1990, Qendra Metropolitan e Paraburgimit, ose MDC Brooklyn, aktualisht strehon rreth 1,300 të burgosur, raportojnë mediat e huaja.  Maduro nuk është presidenti i parë i një vendi që është i mbyllur atje. Juan Orlando Hernández, ish-presidenti i Hondurasit, u burgos në MDC Brooklyn ndërsa ishte në gjyq për trafikimin e qindra ton kokainë në SHBA. I dënuar...