“Hyra me disa armë dhe askush nuk dyshoi”/ Letra që agresori i dërgoi familjes 10 minuta para sulmit në Uashington

“Hyra me disa armë dhe askush nuk dyshoi”/ Letra që agresori i dërgoi familjes 10 minuta para sulmit në Uashington

Personi i armatosur që hapi zjarr në darkën e Trump me gazetarët, Cole Allen, dyshohet se u kishte dërguar anëtarëve të familjes një letër me përmbajtje kërcënuese 10 minuta para se të vepronte. Sipas burimeve të cituara nga mediat amerikane, në këtë dokument ai e përshkruante veten si “Vrasësi Federal Miqësor” dhe shprehte synimin për të sulmuar zyrtarë të administratës Trump. Në mesazh, Allen përmendte si objektiva “zyrtarë të administratës”, duke i renditur sipas prioritetit. Një zyrtar amerikan tha se dokumenti ishte dërguar rreth 10 minuta para të shtënave. “Gjëja e parë që vura re duke hyrë në hotel ishte ndjenja e arrogancës. Hyra me disa armë me vete dhe askush nuk dyshoi”, kishte shkruar ai. Ai përdorte gjithashtu gjuhë të ashpër dhe akuza të...