Huthët hyjnë në luftë, renditen krah Iranit! Sulm me raketa ndaj Izraelit
FOTO ILUSTRUESE IRAN-Huthët e Jemenit nisën një sulm me raketa balistike në Izraelin jugor të shtunën në mëngjes, duke aktivizuar sirenat në Beersheba dhe zonat përreth, në ofensivën e parë nga grupi i lidhur me Iranin që nga fillimi i luftës me Iranin. Huthët kanë marrë përgjegjësinë për sulmin e tyre të parë kundër Izraelit që nga fillimi i luftës. “Ne kemi kryer operacionin tonë të parë ushtarak duke përdorur raketa balistike kundër objektivave të ndjeshme ushtarake izraelite. Operacionet tona do të vazhdojnë derisa të arrihen qëllimet e deklaruara. Ne do të vazhdojmë derisa të ndalet agresioni në të gjitha frontet”, njoftuan Huthit. Ushtria izraelite tha se një raketë e lëshuar nga Jemeni u rrëzua me sukses nga mbrojtja ajrore. Huthët janë një organizatë e armatosur...
Burimi:
zeri.ai