Hungaria i sekuestron Ukrainës miliona euro cash dhe lingota ari
Një përplasje gjithnjë e më e ashpër mes Hungarisë dhe Ukrainës po përshkallëzohet, pasi Budapesti sekuestroi dy automjete të blinduara ukrainase të bankave që transportonin miliona euro para të gatshme si dhe lingota ari. The Guardian shkruan se, shtatë shtetas ukrainas që shoqëronin makinat u arrestuan. Zyrtarët hungarezë thanë se ukrainasit e ndaluar kishin lidhje me shërbimet e inteligjencës dhe sugjeruan se paratë mund të jenë me origjinë të dyshimtë, ndërsa ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, akuzoi Budapestin për marrje pengjesh dhe vjedhje parash. Sybiha gjithashtu akuzoi presidentin hungarez pro-rus, Viktor Orbán, se po sajonte këtë skandal për përfitim politik, para zgjedhjeve hungareze të muajit të ardhshëm. Administrata kombëtare e taksave dhe doganave e Hungarisë tha se kishte hapur një hetim për pastrimin e parave lidhur me...
Burimi:
syri.net