Humbja në referendum shkakton “tërmet” në qeverinë Meloni, disa ministra japin dorëheqjen

Humbja në referendum shkakton “tërmet” në qeverinë Meloni, disa ministra japin dorëheqjen

Pas humbjes në referendumin për reformën në drejtësi, qeveria e Kryeministres Giorgia Meloni po përballet me një valë dorëheqjesh dhe presion politik. Efekti i parë konkret ishte largimi i Andrea Delmastro Delle Vedove nga posti i Nënsekretarit të Drejtësisë, i cili njoftoi dorëheqjen e parevokueshme duke marrë përgjegjësi për veprimet e tij, megjithëse deklaroi se nuk kishte bërë asgjë të paligjshme. Po ashtu, dha dorëheqjen edhe Giusi Bartolozzi, shefe e kabinetit të Ministrit të Drejtësisë, pas polemikave për deklaratat e saj ndaj magjistratëve. Zhvillimet vijnë pas një sërë takimesh të zhvilluara nga Meloni me drejtues të Fratelli d’Italia gjatë gjithë mëngjesit, me synimin për të dhënë një përgjigje të fortë politike pas rezultatit të referendumit. Ndërkohë, në qendër të vëmendjes mbetet edhe Ministrja e Turizmit...